×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Shqiptari qëllon 18 herë mbi ish-të dashurën: Doja ta trembja

    Reporteri
    12 Gusht 2021 | 9:52

    Një 21-vjeçar shqiptar ka terrorizuar qytezën e Galipolit në Itali.


    Ibrahim Rudi lëshoi 18 plumba me automatik drejt ish-të dashurës.

    Mediat italiane shkruajnë se i riu është marrë në pyetje nga policia ku është shprehur se kishte qëlluar, por “jo për ta vrarë”. Sipas Rudit, gjithçka kishte për qëllim frikësimin e dy të rinjve me të cilët ishte zënë pak kohë më parë.

    Ai ka përjashtuar mundësinë se e gjitha ishte bërë për ish-të dashurën e tij. Në anën tjetër prokurorja këmbëngul se i riu qëlloi për të vrarë, ndryshe nuk do të kishte shtënë 18 herë./lapsi.al

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!