Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë thirrje për vaksinim masiv pas rritjes së rasteve të reja me COVID-19.
Pas mbledhjes së qeverisë, ai në një konferencë për media ka treguar masat që janë marrë, ndërkaq ka theksuar se shumica dërmuese e rasteve të reja janë më variant Delta.
“Varianti Delta sipas hulumtimeve e ka shkallën e shpërndarjes më të lartë së paku katër herë. Ky variant dominon prej mbi 80 prëqind të rasteve me COVID-19. Kjo na detyron të gjithëve të rrisim në maksimum kujdesin, t’i rrisim masat dhe të parandalojmë përkeqësimin e situatës. Në këtë betejë vetëm bashkë mund t’i a dalim”, ka thënë ai.
“U bëjmë thirrje qytetarëve që pa asnjë hezitim të caktojnë termin dhe të vaksinohen. Vaksinat janë të sigurta, të aprovuara. Nga vendet e rajonit jemi i vetmi vend që i kemi këto vaksina në nivelin e sigurisë. Ata që nuk janë vaksinuar nuk kanë arsye që të mos e bëjnë këtë. T’i bashkohen shumicës dhe t’i përgjigjen pozitivisht thirrjes për vaksinim”, shtoi ai.
“Dje janë vaksinuar rreth 18 mijë veta sot kemi rreth 19 mijë termine. Jemi të vetëdijshëm që kërkesat më të mëdha janë në Prishtinë ku edhe jeton numër më i madh i popullatës”, përfundoi ministri Vitia.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.