Përzierja e dy dozave të ndryshme të vaksinave antiCOVID e rritë shumëfish imunitetin e të vaksinuarve.
Kështu ka bërë të ditur në ATV, Infektologu Ilir Tolaj, i cili ka treguar që një kërkesë të tillë e kishte parashtruar gjatë periudhës kur po e merrte dozën e dytë të vaksinës antiCOVID, por që nuk i ishte lejuar.
Sipas tij, punonjësit shëndetësor e kanë njoftuar atë se atyre u është dhënë urdhër që një veprim i tillë të mos bëhet.
“Të dhënat e nivelit të autoriteteve shëndetësore botërore po tregojnë që imuniteti shtohet në këto raste shumëfishë ne krahasim me ata që e marrin dozat e njëjta. Edhe unë kur jam vaksinuar dozën e parë e kam marrë AstraZeneca dhe kur shkova të marr dozën e dytë kishte Pfizer por punëtorët shëndetësorë thanë se nuk kanë të drejtë t’i japin vaksinat e ndryshme,” – u shpreh infektologu.
Tolaj tutje iu bëri apel qytetarëve të vaksinohen.
“95% e të infektuarve po hospitalizohen dhe po vdesin në botë nga variant Delta janë ata që nuk e kanë kaluar infeksionin dhe nuk janë vaksinuar, për këtë arsye apeli im është që njerëzit të vaksinohen”,– u shpreh ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.