Policia në Tetovë njoftoi se gjatë dy ditëve të fundit, 13 veta që ishin në izolim shtëpiak për shkak të infektimit me koronavirus, janë larguar jashtë vendit.
Sipas Policisë, shumica prej tyre janë me punë jashtë vendit dhe në Tetovë kishin ardhur për pushime.
Disa nga ta ishin me prejardhje nga Kosova.
“Në periudhën nga data 08 deri më 11 gusht të këtij viti, efektivët e policisë nga SPB-Tetovë në zonën e Tetovës dhe Gostivarit, kanë kontrolluar personat të cilëve u ishte dhënë një vendim për izolim dhe personat pozitiv me Kovid-19. Duke vepruar kështu, është arritur në përfundimi se personi D.L. nga Kosova, me banim në vendin tonë, G.S. (54) nga Tetova, dy të mitur dhe nëna e tyre A.L. (37) nga Tetova, M.G. (49) dhe A.H. (20) nga Reçica e Vogël, si dhe B.H. (35) nga Liseci Tetovës dhe M.Z. (54) nga Gostivari, të gjithë me vendim për izolim dhe trajtim në shtëpi, u larguan nga vendi”, njofton policia.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.