×
  • Sport
  • Sport

    Di Maria zbulon detajet e darkës së famshme në Ibiza, Messi kishte zbuluar të vërtetën atë mbrëmje

    Reporteri
    13 Gusht 2021 | 10:36

    Di Maria ka zbuluar se në darkën e famshme në Ibiza Messi iu kishte treguar shokëve se gjithçka ishte kryer me Barcelonën. Ata me shaka i kishin thënë që të shkojë në PSG, por Messi ishte i bindur dhe se do të nënshkruante me klubin e fëmijërisë.


    Vetëm pak ditë më parë ishte pothuajse e krye gjithçka, dhe Lionel Messi do të vazhdonte te klubi i zemrës, të klubi që i kanë dhënë shumë njëri tjetrit për gati dy dekada.

    Por në fund, kur duhej të hidhej firma për rinovimin e kontratës, gjithçka stagnoi dhe siç pretendon Barcelona, rregullat e fair play financiar ia pamundësuan Messit qëndrimin në “Camp Nou”.

    Edhe Angel Di Maria tani ka zbuluar se Messi iu kishte treguar shokëve se gjithçka ishte kryer me Barcelonën.

    Leo u takua në Ibiza në pushime me futbollistët e PSG-së, ku nisën spekulimet për transferimin e Messit në Francë, por Di Maria zbulon se atë mbrëmje, 34-vjeçari ua kishte kumtuar lajmin se po qëndron në Barça.

    Di Maria tregon se si ata e ngacmonin që të shkonte në PSG, por Leo insistonte se ka arritur marrëveshje me Barçën.

    “Ai na tha se gjithçka ishte rregulluar dhe se kishin rënë dakord, ai u kthye të enjten për të nënshkruar. Më pas ndodhi çfarë ndodhi, shpërtheu në Barcelonë dhe ne u habitëm të gjithë…”, tha Di Maria.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!