×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Aksidentohet makina e Policisë në Durrës, lëndohen dy efektivë

    Reporteri
    13 Gusht 2021 | 13:02

    Dy efektivë policie të forcave “Shqiponja” kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në orën 12:10, në lagjen numër katër të qytetit bregdetar të Durrësit.


    Makina e policisë është përplasur me një tjetër mjet dhe për pasojë janë plagosur dy efektivët me inicialet K..H., dhe A.K.. Të palgosurit janë dërguar në spital ku po marrin mjekimin e nevojshëm. Ndërsa drejtuesi i mjetit tjetër është dërguar në polici për veprime të mëtejshme.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
    “Si pasojë e përplasjes janë lënduar punonjësit e Policisë shtetasit K. H., dhe A. K., të cilët janë dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i automjetit po shoqërohet në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit,”- ka njoftuar policia.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!