Lidhja Demokratike e Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot ka aprovuar propozimet e Degëve për kandidatë për kryetar të tetë komunave.
LDK përmes një komunikate për media thotë se “kandidaturat si këto dhe të tjerat para tyre të shpallura në dy rundet paraprake japin bagazhin e pasur të LDK-së, alternativat e duhura për qytetarë dhe rikthimin e madh të LDK-së”.
“LDK me vizionin, kandidaturat kredibile për Komuna si dhe me program të qartë do të dal parti fituese dhe për këtë kandidatët tanë bashkë më çdo aktivist e veprimtar do të punojnë shumë, që LDK-ja të kthehet në origjinalitetin e saj dhe t’i kthehet punëve të mira që sot po i mungojnë Kosovës”, njofton LDK, transmeton Telegrafi.
– Sibel Halimi kandidate për kryetare të Komunës së Ferizajt;
– Armend Agolli – kandidat për kryetar të Komunës së Mitrovicës;
– Teki Shala – kandidat për kryetar të Komunës së Gjakovës;
– Mehmet Krasniqi – kandidat për kryetar të Komunës së Obiliqit;
– Bedri Zeqiri – kandidat për kryetar të Komunës së Shtimes;
– Anduena Gllareva – kandidate për kryetare të Komunës së Drenasit;
– Shkëlqim Jakupi – kandidat për kryetar të Komunës së Kaçanikut;
– Bajrush Ymeri – kandidat për kryetar të Komunës së Novobërdës.
Zgjedhjet lokale do të mbahen më 17 tetor.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.