Të dy janë të njohur si shokë shumë të ngushtë
Gjithmonë është thënë që Neymar dhe Lionel Messi do të luajnë së bashku, edhe pse është dashur para që ta sjellin atë në Paris Saint-Germain, por tani dyshja janë parë të pandarë në stërvitjen e tyre të parë në kryeqytetin francez.
Mediat janë mbledhur për ta parë Messin dhe stërvitjen e tij me shokët e skuadrës për herë të tretë në total para ndeshjes së parë në Ligue 1 kundër Strasbourg të shtunën.
Messi nuk do të involvohet në këtë ndeshje, por ai është stërvitur bashkë me bashkëvendasit e tyre argjentinas si Angel Di Maria, Leandro Paredes dhe Mauro Icardi.
Kamerat e kanë fokusuar më së shumti Messi gjatë këtij sesioni, ku ai është parë vazhdimisht me Neymar, të dy në humor të mirë.
Për debutimin e Messi duhet të presim, për shkak se si e ka konfirmuar vetë ai nuk ka pasur ndeshje parasezonale de ai shpreson që paraqitjen e tij të parë ta këtë më 20 apo 29 gusht kundër Brestit apo Reimes.
Nëse PSG vendos që ai nuk është gati të luajë në asnjërën nga këto ndeshje, Messi do të jetë gati për ta fituar ritmin e ndeshjes pas ndeshjeve ndërkombëtare në fund të këtij muaji.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.