Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu i ka bërë thirrje Kryeministrit Albin Kurti dhe Ministrit të Shëndetësisë Arben Vitia për rritjen e kapaciteteve dhe organizimin më të mirë në qendrat e vaksinimit.
Ky reagim i deputetit Haxhiu vjen pas rastit të rritjes së numrit te infektimeve me koronavirus ku vetëm gjatë ditës së sotme ishin 1 mije e 128 raste te reja dhe tre te vdekur.
Postimi i plotë i deputetit te PDK-së, Bekim Haxhiu:
Apel për Qeverinë e Kosovës, të rrisë kapacitetet dhe organizimin e vaksinimit.
Situata e ditëve të fundit me pandeminë dhe rritja enorme e numrit të të infektuarve duhet t’i alarmojë Albin Kurtin dhe Arben Vitinë.
Vaksinimi nuk bëhet me fjalë dhe premtime, por me organizim dhe strategji urgjente.
Sa më parë Qeveria duhet të marrë masa për ta organizuar procesin e vaksinimit duke mobilizuar puntorët shëndetësorë për të rritur kapacitetet e vaksinimit duke caktuar orarin nga ora 07:00 deri në ora 23:00.
Shqetësim i qytetarëve ditëve të fundit është edhe caktimi i terminit për vaksinim.
Prandaj, duhet të organizohet procesi edhe në qendra tjera mjekësore.
Kjo do të ishte mundësia më e mirë të arrihet numri në 50 mijë vaksinime në ditë.
Apeloj që urgjentisht të mblidhet Qeveria për të diskutuar rreth organizimit të procesit të vaksinimit, pasi virusi po përhapet me shpejtësi të madhe.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.