×
  • Lajme
  • Lajme

    4 vjedhje ndodhën Natën e Madhe në Kosovë

    Reporteri
    04 Qershor 2019 | 17:17

    Policia e Kosovës ka informuar se gjatë ditës së djeshme, Natën e Madhe kanë ndodhur katër vjedhje.


    Në Viti, një person i maskuar me armë ka tentuar të hyjë në një shtëpi private.

    “Viktima mashkull K/Shqiptar ka raportuar se një person i maskuar me armë, i moshës rreth 25 vjeçar kishte tentuar me forcë të hyjë në shtëpinë e tij. Policia në vendin e ngjarjes ka konfiskuar një thikë dhe nuk raportohet për të lënduar, Rasti është duke u hetuar “, thuhet në raportin e Policisë.

    Një vjedhje e rëndë ka ndodhur në Ferizaj.

    “Viktima mashkull ka raportuar se persona të panjohur me përdorim force përmes një dritareje kanë depërtuar në shtëpinë e tij dhe kishin vjedhur: një pistoletë të tipit Beretta me 100 (njëqind) fishekë kal.9mm si dhe stoli ari në vlerë rreth 1300 (njëmijë e treqind) euro”, thotë policia.

    Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe janë duke e hetuar rastin.

    Dëmtim prone private nga persona të panjohur ka ndodhur edhe në Prizren.

    “Raportohet se në lokacionin e lartcekur në një objekt gjatë natës janë thyer xhamat e tri dritareve nga persona të dyshuar të panjohur. Vlera e dëmit vlerësohet të jetë rreth 360 euro. Rasti është nën hetime”.

    Edhe një person i komuniteti serb në Mitrovicë ka raportuar për vjedhje gjatë natës së bajramit.

    “Viktima ashkull K/Serb ka raportuar se gjatë natës i është vjedhur vetura e tij VË Pasat me targa të Serbisë e cila veturë kishte qenë e parkuar para banesës së tij. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe janë duke e hetuar rastin“, bëhet e ditur nga Policia.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!