×
  • Lajme
  • Lajme

    Hykmete Bajrami e LDK-së i thotë Kurtit: Trego se si para një viti, vaji ishte 99 centë dhe sot është 1 euro e 55 centë

    Reporteri
    14 Gusht 2021 | 18:07

    Ish-ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, i ka reaguar kryeministrit Albin Kurtit, pasi ky i fundit ka publikuar disa shifra, se si sipas tij, ka ndryshuar për të mirë qarkullimi i bizneseve në Kosovë në këtë gjashtë mujor pas 14 shkurtit krahasuar me periudhën e njëjtë të një viti më parë.


    Deputetja e LDK’së i ka thënë Kurtit se kur flet me shifra, atëherë duhet përfshirë të gjithat, duke i thënë se shifrat për të cilat duhet folur sot janë ato të infektimeve të reja dhe strategjia e ekzekutivit për të dalë nga kjo situatë.

    Bajrami i ka thënë Kurtit se me shifra të tilla po e ofendon secilin kosovarë, teksa rikujton se një vit më parë një litër vaj ka kushtuar 99 centë, derisa sot kushton 1 euro e 55 centë.

    Postimi i plotë i Bajramit:

    Kryeministër,

    Kur fol me shifra duhet me qenë gjithpërfshirës me i paraqitë të gjitha shifrat. Sot, shifrat për të cilët është dashur të flisni janë ato të të infektuarëve dhe strategjia e qeverisë si më dalë nga kjo situatë.

    Po e ofendon çdo qytetar me këta numra dhe me këto lavdata, e më së shumti je duke i ofenduar ata që vitin e kaluar e kanë blerë një litër vaj 99 cent e sot e blejnë 1.55 Euro.

    • Normal se ka 34% më shumë se vitin e kaluar të hyra nga tatimi në të ardhurat e korporatave, sepse vitin e kaluar vendi ka qenë i mbyllur e shumica e korporatave nuk kanë pasur mundësi të shesin asnjë produkt nga 11 marsi deri me 5 qershor.

    • Normal se ka 37% më shumë TVSH të mbledhur se vitin e kaluar, sepse vitin e kaluar vendi ka qenë i mbyllur.

    • Normal se ka 95% më shumë tatim në pronë të mbledhur këtë vit sepse vitin e kaluar qytetarët për shkak të mbylljes as që kanë pasur mundësi ta paguajnë tatimin në pronë.
    Kryeministër, trego:

    • Qysh po e shpërndan pakon e ringjalljes 420 milionë euro?

    • Qysh ka me u zhvillu mësimi nga data 1 shtator?

    • Si ka mundësi që jemi vendi me më se paku të vakcionuar në rajon?

    • Kush i ka “meritat” që i kemi mbi 1300 të infektuar në ditë?

    • A po shkojmë drejt mbylljes totale?

    • Si keni me i ndihmu bizneset e qytetarët kur ta mbyllni vendin?

    Trego për të ardhmën, se në ekonomi krejt çka po ndodhë është meritë e madhe e bizneseve, qytetarëve, konsumit që vjen nga prezenca e mërgimtarëve tonë, masave të rimkëmbjes ekonomike të qeverisë se kaluar dhe natyrisht inflacionit.
    Asnjë vendim nuk keni marrë që ndihmon ekonominë, asnjë!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!