Shërbimi Gjeologjik Amerikan tha se ka të ngjarë që numri i viktimave të jetë i madh, pasi një tërmet me magnitudë 7.2 shkallë të rihterit goditi pranë Haitit mëngjesin e së shtunës.
Nga te dhënat e raportuara nga CNN, thuhet se nga ky tërmet ka pasur viktima dhe dëme, transmeton lajmi.net.
Tërmeti ishte rreth 12 kilometra (7.5 milje) në verilindje të Saint-Louis-du-Sud dhe 10 kilometra i thellë, sipas Shërbimit Gjeologjik Amerikan (USGS).
Kujtojmë se në janar të vitit 2010 nje termet me shkallë 7.0 kishte goditur Haitin, me këtë rast la të vdekur reth 220,000 dhe 300,000 njerëz dhe plagosur qindra mijëra të tjerë.
“Pas tërmetit që shkaktoi dëme të mëdha në Jug, Grand’Anse dhe Nippes, unë kam mobilizuar tashmë të gjithë ekipin qeveritar për të miratuar të gjitha masat e nevojshme- si një çështje urgjente”, ka thënë kryeministrit Haitian Ariel Henry.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.