×
  • Lajme
  • Lajme

    Jusuf Thaçi: Kurti ta lirojë nga detyra Arben Vitinë

    Reporteri
    14 Gusht 2021 | 22:48

    Analisti Jusuf Thaçi ka reaguar pasi Lëvizja Vetëvendosje ka zyrtarizuar kandidaturën e ministrit aktual të Shëndetësisë, Arben Vitia, për kryetar të Prishtinës.


    Thaçi përmes një postimi në Facebook ka kërkuar që kryeministri Kurti ta lirojë Vitinë nga detyra e ministri të Shëndetësisë dhe ta emërojë ministrin e ri.

    Ai shton se menaxhimi i pandemisë dhe në anën tjetër kandidimi për kryetar komunë janë detyra që kërkojnë përkushtim maksimal.

    Postimi i plotë:

    1. Menaxhimi i pandemisë kërkon ministër shëndetësie me orar të plotë e me përkushtim maksimal.

    2. Kandidimi për kryetar komune, po ashtu, është detyrë me orar të plotë e kërkon përkushtim maksimal për parapërgatitje e për fushatë zgjedhore.

    3. Rrjedhimisht, nëse LVV përfundimisht ka vendosur që ministri i shëndetësisë Arben Vitia të kandidojë për Kryetar të Komunës së Prishtinës, atëherë Kryeministri Kurti duhet që sa më parë ta lirojë Arben Vitinë nga pozita e ministrit të shëndetësisë dhe ta emërojë ministrin e ri, sepse Arben Vitia e ka të pamundur që t’i kryej si duhet këto dy detyra në të njëjtën kohë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!