×
  • Lajme
  • Lajme

    IHMK këshillon qytatarët të shmangin daljet nga ora 10:00 deri në 17:00

    Reporteri
    15 Gusht 2021 | 10:33

    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të dielën do të mbajë mot me diell dhe me vapë.


    Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 33-35 gradë Celsius.

    IHMK ka rekomanduar që të shmanget dalja në rrezet e diellit nga ora 10:00 deri në ora 17:00.

    “Indeksi UV vazhdon t’i mbajë vlerat e larta, kështu që këshillohet që mos të jemi në kontakt direkt me rrezet e diellit nga ora 10-17. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes”, thuhet në njoftim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!