“Në 2021 të vuash për ujë të pijshëm është skandal…… nuk është jetë”.
30 familje në fshatin Mbrostar të Fierit çdo verë nuk kane ujë në çezmat e tyre.
Ne këto dite përvëluese po protestojnë për të kërkuar zgjidhje.
“Jam banor i fshatit dhe nuk ka ujë, paguajmë rregullisht e thonë do vijmë do vijmë dhe hiç”.
“Uji vjen një herë në dy dytë kush merr merr, kush nuk merr nuk ka më”, shprehet një banore.
Përveç mungesës së ujit banorët e Mbrostarit përballen çdo ditë edhe me plehrat qe depozitohen. Nga bashkia e fierit nuk ka një sqarim për këtë situatë, ndërsa banorët thonë se u është premtuar zgjidhje për problemet jetike me të cilat përballen./abcnews.al/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.