Prishtina radhitet e para për kah numri i rasteve aktive me koronavirus, me 1,572 sosh. Ndërkaq, pas Prishtinës qëndron Ferizaj me 721 të infektuar aktiv.
Bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Prishtina ka dyfish më shumë të infektuar aktiv sesa vendi i dytë, Ferizaji.
Pas Ferizajit, radhitet Gjilani me 687 të infektuar me Covid-19, e përcjellë nga Gjakova (572) dhe Peja (538).
Ndërkaq, komuna që ka regjistruar më së paku raste është ajo e Junikut, me 19 të infektuar aktiv.
Kosova ka shënuar rekord të numrit të të infektuarve me koronavirus, të regjistruar përbrenda dy ditëve të fundit. Vetëm të dielën, nga 7.953 testime, 1.096 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.
Sipas raportit ditor të Institutit Kombëtar për Shëndetësi Publike, gjatë 24-orëshit të fundit janë shënuar edhe 4 raste të vdekjes lidhur me virusin korona.
Në total numri i rasteve aktive ka shkuar në 7.854.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.