Ministria e Jashtme e Kosovës ka publikuar numrat në të cilët qytetarët që janë në Afganistan dhe kërkojnë të dalin nga ai vend mund të kontaktojnë.
Afganistani sot ka rënë në duart e talebanëve të cilët morën pushtetin pasi pushtuan pjesën më të madhe të vendit dhe kryeqytetin, Kabulin.
Qytetarë të shumtë janë larguar nga vendi derisa në aeroportin e kryeqytetit lejohen fluturimet vetëm nga aeroplanët ushtarakë.
Ministria e Jashtme ka publikuar numrat në rrjete sociale dhe ka lëshuar komunikatë.
“Numri i kontaktit për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që kanë nevojë për informata për kthim nga Afganistani është: +383 (0) 45 492 316”, thuhet në njoftim.
Numri i kontaktit për të gjithë qytetarët e Republikës së #Kosovës që kanë nevojë për informata për kthim nga #Afganistani është: +383 (0) 45 492 316 pic.twitter.com/MyjcNC6HiC
— MFA Kosova ?? (@MFAKOSOVO) August 15, 2021
Ndryshe, Presidenti afgan Ashraf Ghani, së bashku me nënpresidentin dhe zyrtarë të tjerë të lartë, u larguan të dielën nga vendi, duke u krijuar terrenin kryengritësve talebanë për të ri-marrë në dorë pushtetin në Afganistan, 20 vite pasi një koalicion ushtarak i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara e rrëzoi grupin nga pushteti.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.