×
  • Lajme
  • Botë

    Me antiplumb, ambasadori francez largohet nga zona e gjelbër në Kabul

    Reporteri
    15 Gusht 2021 | 23:32

    Ambasadori francez David Martinon ka ndarë një video në tuiter, ndërsa është duke u larguar nga Zona e Gjelbër e Kabulit, vendi ku janë vendosur ndërtesat qeveritare, rezidencat dhe ambasadat e huaja.


    “Duke u larguar nga zona e gjelbër”, shkruan ai ndërsa në video shihet i veshur me një jelek antiplumb brenda avionit ku shihet edhe pjesëtarë të tjerë të stafit të Ambasadës.

    Më herët të Dielën, Ministri i Punëve të Jashtme i Francës, Jean-Yves Le Drian, njoftoi se Franca po e zhvendoste ambasadën e saj për të qenë më afër aeroportit të Kabulit. Ai tha se ambasada do të mbetet funksionale për evakuimin e të gjithë shtetasve francezë që mund të lihen në vend.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!