Talibanët janë futur në pallatin presidencial në Kabul të Afganistanit, ku pritet së shpejti që para mijëra luftëtarëve që do të mblidhen të shpallin zyrtarisht “Emiratet Islamike të Afganistanit”.
Në fakt- talibanët pas largimit të ish-presidentit Ashraf Ghani, që aktualisht është në ekzil dhe që sot gjatë ditës dha dorëheqje për të ndaluar gjakderdhjen në vendlindjen e tij – tabilanët kanë vendosur që të festojnë, transmeton Telegrafi.
Ata ia mësynë pallatit, shëtitën nëpër kabinetin e Ghanit dhe më pas filluan pozimet në momentin që ata e kishin pritur hiq më pak se 20 vite, që kur ushtria amerikane dhe NATO mori kontrollin duke i dëbuar nga qytetet e mëdha.
Sikur kjo të mos mjaftonte, u futën në sallën e mbledhjeve vendosën flamurin e bardhë – “Emiratet Islamike të Afganistanit”.
E gjithçka u transmetuar live në televizion, me qëllim që populli ta sheh që po “formohet një shtet i ri dhe se ka ardhur një epokë e re në Afganistan”.
Megjithatë kjo nuk i befasoi mijëra afganët që kanë filluar të ikin nga ky shtet, dhe terrori i talibanëve që nuk po tregojnë as edhe një pikë mëshirë për askënd.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.