×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Goditet grupi kriminal në Lushnjë, arrestohen katër persona

    Reporteri
    16 Gusht 2021 | 9:15
    Ilustrim

    Policia e Lushnjës në bashkëpunim me atë të Fierit kanë goditur një grup kriminal në fushën e narkotikëve, në operacionin e koduar “Mërtishi”.


    Gjatë operacionit janë sekuestruar një sasi lënde narkotike, 800.00 lekë të rinj dhe automjeti tip furgon me të cilën autorët shpërndanin drogën

    Në pranga kanë rënë; Ligor Mihali, 63 vjeç, Julian Mihali, 37 vjeç, Ermal Mihali, 35 vjeç, të tre banues në Mërtish dhe Edi Dhori, 40 vjeç, banues në Divjakë

    Njoftimi i policisë

    Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar në informacionet e marra në rrugë policore, pas një punë të mirorganizuar nga Komisariati i Policisë Lushnjë, u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “Mërtishi”, ku u godit një grup që shpërndante lëndë narkotike.

    Gjatë operacionit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve Ligor Mihali, 63 vjeç, Julian Mihali, 37 vjeç, Ermal Mihali, 35 vjeç, të tre banues në Mërtish dhe Edi Dhori, 40 vjeç, banues në Divjakë.

    Këta shtetas u kapën në kushtet e flagrancës nga shërbimet e Policisë në fshatin Mërtish, në banesën e shtetasit Ligor Mihali me një sasi lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa dhe 800.000 lekë të rinj të cilat dyshohen se janë përfituar nga ky aktivitet kriminal.

    Gjithashtu u sekuestruan në cilësinë e provës materiale tre aparate celularë dhe automjeti tip furgon me të cilin dyshohet se këta shtetas kryenin transportin e lëndës narkotike.

    Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim. /a2news.al/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!