Në aeroportin ndërkombëtar të Kabulit mbizotëron kaosi që prej ditës së djeshme, pasi afganët po përpiqen të largohen nga vendi, pas marrjes së pushtetit nga talebanët.
Pista, shkallët, avionët, janë mbushur plot me njerëz që duan të largohen nga Afganistani para se grupi kryengritës të zyrtarizojë pushtetin.
Të paktën 5 persona kanë humbur jetën në aeroportin e Kabulit.
Sipas një dëshmitari, i cili foli për agjencinë Reuters ai ka parë trupat e pesë personave në një automjet por nuk ishte e qartë nëse viktimat ishin vrarë nga të shtënat me armë apo për shkak të përplasjeve në aeroport.
Sipas një zyrtari amerikanë, trupat ushtarakë kanë qëlluar në ajër për të shpërndarë turmën. Janë rreth 6,000 trupa amerikane, sipas Departamentit të Shtetit, të cilët po ruajnë aeroportin
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.