×
  • Lajme
  • Lajme

    PDK kandidon me Hyzer Rizanin për kryetar të Lipjanit

    Reporteri
    16 Gusht 2021 | 13:36

    Hyzer Rizani është kandidat i PDK-së për kryetar të Komunës së Lipjanit.


    Ai është prezantuar nga kryetari Memli Krasniqi.

    “Rizani, do t’i prijë komunës së Lipjanit me plotë energji, me ekipin e bashkëpunëtorëve që trajtojnë me prioritet problemet që kanë qytetarët e kësaj komune, me kreativitet, transparencë dhe llogaridhënie, sepse, Lipjani meriton më mirë dhe më shumë vepra të mira për qytetarët”, ka thënë Krasniqi.

    Postimi i plotë i kryetarit të PDK-së:

    Hyzer Rizani, është kuadër që nga ditët e para të rinisë së tij brenda PDK-së, duke dëshmuar konsekuencë, qëndrueshmëri dhe vijimësi në vizionin e PDK-së.

    Ai sot, është kuadër akademik me titullin doktor shkence, i cili jeton me brengat dhe sfidat e qytetarëve të Lipjanit, komunë e cila ka nevojë për më shumë zhvillim, më shumë të arritura dhe më shumë projekte që i sjellin mirëqenie qytetarëve të komunës së Lipjanit.

    Hyzer Rizani, do t’i prijë komunës së Lipjanit me plotë energji, me ekipin e bashkëpunëtorëve që trajtojnë me prioritet problemet që kanë qytetarët e kësaj komune, me kreativitet, transparencë dhe llogaridhënie, sepse, Lipjani meriton më mirë dhe më shumë vepra të mira për qytetarët.

    Prandaj, Hyzer Rizani është kandidat i PDK-së, për të bërë më të mirën për mirëqenien e lipjanasve, me energji të reja, projekte inovative dhe zbatim të ligjit, për qytetarët e komunës së Lipjanit!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!