×
  • Lajme
  • Botë

    Ministri britanik shpërthen në lot kur flet për dramën në Afganistan

    Reporteri
    16 Gusht 2021 | 13:47

    Situata duket dramatike në Afganistan me perëndimorët që po përpiqen të nxjerrin nga aty punonjësit e ambasadave dhe bashkëpunëtorët e tyre gjatë viteve që qendruan në këtë vend.


    Sekretari i Mbrojtjes së Britanisë së Madhe Ben Wallace nuk i mbajti lotët teksa thoshte se po përpiqen shumë që të nxjerrin qytetarët britanikë nga Afganistani, por sipas tij, disa do të mbeten aty.

    “Personeli i ushtrisë janë duke punuar fortë për të nxjerrë qytetarët britanikë nga Afganistani, por jo të gjithë do të mund të kthehen. Disa do të mbetën aty”, tha ministri duke mos i kursyer as lotët.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!