×
  • Lajme
  • Botë

    Imazhet satelitore tregojnë kaosin në rrugët dhe aeroportin e Kabulit

    Reporteri
    16 Gusht 2021 | 20:00

    Imazhet satelitore të publikuar këtë të hënë tregojnë gjendjen kaotike në Aeroportin Ndërkombëtar “Hamid Karzai” të Kabulit teksa shumë njerëz të dëshpëruar u përpoqën që të ikin nga Afganistani.


    Zyrtarë të lartë ushtarakë amerikanë than se kaosi i shkaktuar në aeroport la të vdekur shatë persona, përfshirë këtu disa që ranë nga një avion ushtarak amerikan që po largohej nga aeroporti.

    Pamjet e kapura nga sateliti tregojnë skenën kaotike që po zhvillohej në aeroport derisa mijëra njerëz u mblodhën në pistë për tu larguar.

    Kurse, një aeroplan turk shihet në imazhet satelitore duke u përgatitur që të ngrihet nga pista, ndërsa forcat e sigurisë shihen pranë një prej pistave kryesore të aeroportit që përpiqen të parandalojnë turmat e njerëzve të lëvizin drejt avionëve të tjerë dhe të bllokojnë operacionet e fluturimit.

    Por, pamje kaotike kishte edhe në rrugët e Kabulit, ku qindra makina shihen të jenë bllokuar në udhëkryqet e qytetit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!