Gjermania po punon që sa më shpejtë dhe sa më shumë njerëz që të jetë e mundur të largohen nga Afganistani, deklaroi sot ministri i Jashtëm Heiko Maas.
Maas deklaroi se njerëzit që punuan me forcat ushtarake gjermane në Afganistan, aktivistë të të drejtave të njeriut dhe qytetarë me nënshtetësi të dyfishtë afgano-gjermane, do të përbëjnë pjesën më të madhe të rreth 10.000 njerëzve që Gjermania dëshiron të tërheqë nga Afganistani.
“Ne duam që sa më shumë njerëz të largohen nga vendi,” tha Maas për mediat.
Ministri gjerman tha se aleatët e NATO-s e gjykuan gabimisht situatën kur menduan se forcat e qeverisë afgane mund të mposhtnin talibanët, raporton Reuters.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.