×
  • Lajme
  • Lajme

    Shkëlzen Gashi: Vetëvendosja do ta rikandidonte edhe Shpend Ahmetin po të mos ishin prishë me të

    Reporteri
    16 Gusht 2021 | 22:59

    Analisti politik Shkëlzen Gashi, ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje për përzgjedhjen e kandidatëve për kryetarë të komunave.


    Ai tha se sikur Agim Bahtirin në Mitrovicë dhe Mytaher Haskukën në Prizren, Vetëvendosje do ta kishte rikandiduar edhe Shpend Ahmetin në Prishtinë po të mos ishin prishur me të.

    Me këtë rast ish-këshilltari i kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, theksoi se kështu do ta arsyetonin keqqeverisjen.

    “kur i rikandidojnë Agim Bahtirin në Mitrovicë e Mytaher Haskukën në Prizren, na tregojnë që edhe Shpend Ahmetin, po të mos ishin prishur me të, do ta kishin rikandiduar në Prishtinë dhe do ta kishin arsyetuar keqqeverisjen e tij”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!