Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, ka zyrtarizuar Mehmet Ballazhin kandidat për kryetar të Hanit të Elezit.


Krasniqi përmes një postimi në Facebook thotë se Hani i Elezit meriton një dinamikë më të madhe zhvillimore.

Postimi i Krasniqit:

Reklamë

Komuna Hani i Elezit meriton një dinamikë më të madhe zhvillimore dhe kandidati i PDK-së Mehmet Ballazhi e meriton besimin e të gjithë qytetarëve pa dallim sepse ai e do komunën dhe bashkëqytetarët, i njeh nevojat e tyre dhe ka përgjegjësi ndaj qytetarëve.

Mehmet Ballazhi ka ekipin e duhur, ka program për qeverisjen e Hanit të Elezit, duke i zbatuar projektet me transparencë dhe llogaridhënie, duke i përkrahur iniciativat e të rinjve me projekte që shtojnë vendet e reja të punës dhe mirëqenien e qytetarëve.