Xhavit Haliti, një prej eksponentëve të luftës së fundit, ka folur për vrasjet politike, për të cilat shpeshherë është implikuar edhe emri i tij.
Në rrëfimin për Pressing, Haliti ka thënë se emri i tij është i pastër dhe se është përpjekur t’u jap përgjigje të gjitha akuzave përmes provave e dëshmive.
Madje, për sigurimin e informacioneve për vrasjet politike ai ka thënë se i ka harxhuar mbi 30 mijë marka.
“Unë nuk kam të fshehta kurrgjë lidhur me të gjitha akuzat”, ka thënë Haliti.
Ai ka folur edhe për akuzat që kanë rënduar mbi të, lidhur me vrasjen e Ilir Konushevcit dhe Ahmet Krasniqit.
Konushevcin, ka thënë Haliti, e kanë vrarë në një pritë plaçke.
“Është rast i ndriçuar si drita”, ka thënë ai.
Ndërsa, ka thënë se ka bërë kërkesë në Prokurori që të hetohet për vrasjen e Konushevcit dhe Krasniqit.
Për vrasjen e Ahmet Krasniqit, Haliti ka thënë që duhen hetime speciale dhe të analizohet jeta e tij para se të bëhej pjesë e luftës dhe e qeverisë. Haliti ka thënë se shumica e vrasjeve politike në Kosovë, janë përdorur për fushata elektorale në Kosovë