×
  • Lajme
  • Lajme

    Edhe sot nxehtë, nga e mërkura rënie e temperaturave

    Reporteri
    17 Gusht 2021 | 7:11

    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se masat e ngrohta të ajrit të cilat ishin prezent ditëve të fundit, do të vazhdojnë pothuaj me të njëjta vlera termike edhe sot.


    Nga dita e martë pos vlerave të larta termike parashikohet që vende–vende të ketë riga shiu të cilat parashihen të përsëriten edhe ditën e mërkurë.

    Temperaturat nga e mërkura parashihen të shënojnë rënie në të dy vlerat ekstreme.

    Temperaturat minimale gjatë këtyre pesë ditëve të ardhshme parashihen të lëvizin ndërmjet 12-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-35 gradë Celsius.

    Indeksi UV vazhdon t’i mbanë vlerat e rrezikut, prandaj këshillohet të kufizohemi nga rrezet direkte të diellit nga ora 10-17, ose të përdorim masat mbrojtëse.

    Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë dhe lokalisht e fortë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!