Katër objekte në Qytetin Studeni janë duke u bërë gati për të pritur afganët e parë që do të strehohen në Shqipëri për t’u shpëtuar talebanëve.
Aktualisht janë duke u bërë gati godinat Nr.2, 4, 24 dhe 25. Këto godina duhet të jenë liruar deri sonte në darkë, ndërsa studentët që qëndronin aktualisht në to, kryesisht ata që nuk largohen nga Tirana gjatë verës, do të zhvendosen në godina të tjera.
Kujtojmë se siç bëri të ditur më herët gjatë ditës “Zëri i Amerikës”, në vendin tonë do të strehohen brenda javës grupi i parë prej 250 shtetasve afganë, ndërsa në vijim pritet të vijnë edhe të tjerë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.