×
  • Lajme
  • Shqipëria

    I vihet flaka Sarajeve të Toptanëve në qendër të Tiranës

    Reporteri
    17 Gusht 2021 | 8:01

    Flakët kanë përfshirë një nga ndërtesat historike në qendër të Tiranës. Pak para mesnatës, Sarajet e Toptanëve janë mbuluar nga flakët.


    Raportohet se zjarri u shua një herë nga zjarrfikësja por, pas largimit të saj u aktivizua përsëri ndërkohë që vetëm qytetarë dhe shërbime të policisë ndodheshin në vendngjarjë.

    Forcat zjarrfikëse u rikthyen pasi u lajmëruan për të dytën herë që flakët ishin aktive dhe bënë të mundur shuarjen e tyre.

    Shkaqet që çuan në rënien e zjarrit te monumenti i kulturës “Sarajet” nuk dihen ende mirëpo sipas dëshmitarëve kanë qënë klientët e një lokali aty pranë që kanë parë zjarrëvënësin teksa ikte me vrap.

    Ngjarja pritet që të zbardhen në vazhdim nga grupi hetimor i policisë.

    Ndërkohë, “Sarajet” janë një vend shumë i lakmuar për ndërtime në kryeqytet.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!