Një qytetar nga Gjakova ka dërguar disa fotografi, në të cilat shihet një grua duke gjuajtur mbeturina nga ballkoni i banesës.
Sipas qytetarit që ka dërguar fotografitë në KALLXO.COM, ngjarja ka ndodhur ditën e sotme, në afërsi të Sallës së Sporteve ‘Shani Nushi’, në rrugën ‘Tirana’ të njohur ndryshe si rruga e ‘Tranzitit’.
Sipas fotografive, shumë afër banesës shihet që janë edhe kontenjerët e mbeturinave, por që mbeturinat që hidhen nga ballkoni, përfundojnë në mes të rrugës.
Ndërsa ditën e djeshme nëpër ‘Facebook’ qarkulloi një video në të cilën shihet një vajzë duke hedhur mbeturina nga ballkoni i një ndërtese në Prishtinë.
Më pas, Drejtori i Inspekcionit në Prishtinë, Adonis Tahiri, ka bërë të ditur se e kanë dënuar me 100 euro gjobë qytetarja.