×
  • Lajme
  • Botë

    Greqia kundër strehimit të afganëve: Nuk duam dhe nuk mund të pranojmë sërish miliona refugjatë

    Reporteri
    17 Gusht 2021 | 19:26

    Ministri grek i emigracionit i është përgjigjur negativisht thirrjes ndërkombëtare për solidaritet me afganët të cilët i arratisen regjimit taleban.


    Notis Mitarahis në një intervistë ku u pyet në lidhje me mundësinë që Greqia të strehojë një pjesë të afganëve ka thënë se vendi është plot nga vala e refugjatëve të vitit 2015 dhe se Greqia nuk mund të vazhdojë të jetë portë hyrëse e refugjatëve në Europë.

    “Unë po e them me zë të lartë që nuk duam dhe as nuk mundemi të jemi porta hyrëse drejt Europës për të gjithë refugjatët dhe emigrantët që duan të nisen nga vende të treta. Nuk duam të kemi si në 2015-n miliona refugjatë që hyjnë në Europë dhe aq më pak ata të përdorin vendin tonë si pikë hyrëse”- është shprehur ai.

    Ndërkohë, Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të BE do të zhvillojnë një takim mbrëmjen e sotme për të diskutuar si do i përgjigjet Europa situatës në Afganistan.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!