×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Aksidente në Tiranë dhe Peqin, humbin jetën dy këmbësorë

    Reporteri
    17 Gusht 2021 | 22:07

    Dy aksidente me pasojë vdekjen e dy këmbësorëve kanë ndodhur mbrëmjen e së martës në Tiranë dhe Peqin.


    Në kryeqytet, në rrugën “Misto Mame”, dyshohet se janë përfshirë në aksident mjeti me drejtues I. H., 39 vjeç, dhe mjeti me drejtuese shtetasen B. G., 32 vjeçe. Si pasojë, ka humbur jetën një shtetase këmbësore ende e paidentifikuar, rreth 50 vjeçe.

    Ndërkohë, në Peqin, në fshatin Paulesh, shtetasi S.H., 61 vjeç, banues në Elbasan, duke drejtuar mjetin tip “Mazda”, ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin I.H., rreth 70 vjeç, banues në fshatin Pulesh, i cili ka humbur jetën.

    Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan për veprime të mëtejshme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!