Një vajzë në Prishtinë ka lajmëruar policinë pasi që një person i panjohur e ka gjuajtur me shishe qelqi në ballkonin e saj.
I njëjti më vonë sipas policisë i ka shkuar te dera dhe ka përdorur fjalë kërcënuese ndaj të njëjtës.
I dyshuari është parë nga policia duke e lënë një thikë në një ulëse.
Pastaj ai ka ikur nga vendi i ngjarjes.
“Prishtinë 17.08.2021-20:45. Viktima femër kosovare, ka njoftuar se një person i njohur ka gjuajtur në ballkonin e saj dy shishe qelqi dhe më pas i kishte trokitur në derë duke përdorur fjalë kërcënuese ndaj saj. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë parë të dyshuarin në një largësi i cili ka lënë një thikë në një ulëse dhe ka ikur në drejtim të panjohur. Thika është sekuestruar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti është nën hetime”, thuhet në raport të policisë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.