Një aksident ka ndodhur në fshatin Sllatinë e Ulët të Vitisë të hënën.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se shoferi i veturës së markës Audi, kishte marrë sinjalizim nga njësiti policor që ishte në patrullim që të ndalej, shkruan Reporteri.net.
“Njësiti policor deri sa ishte në patrullim ka sinjalizuar veturën Audi me targa vendore mirëpo e njëjta nuk është ndalur.”, thuhet në raport.
E njëjta veturë më pas është aksidentuar dhe në afërsi të aksidentit është gjetur një sasi me substancë narkotike të llojit ‘Marihuanë’ me peshë prej 9.31 gram.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.