Fëmija i mitur, i cili u përplas nga furgoni mëngjesin e sotëm në Shëngjin teksa ishte duke kaluar rrugën ka ndërruar jetë në spital.
Fëmija u transportua në gjendje të rëndë në spitalin e Lezhës, por nuk ka mundur të mbijetojë.
Mësohet se 6 vjeçari me origjinë nga Burreli ka qenë i shoqëruar nga prindërit në momentin e aksidentit.
Ai është shkëputur për një moment prej tyre kur është përplasur nga furgoni.
“Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:45, ku mjeti tip furgon me drejtues shtetasin Sh.P., ka goditur të miturin të moshës 6 vjeç.
Drejtuesi i mjetit shtetasi Sh.P., u shoqërua në Komisariatin e Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme,” informoi policia.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.