×
  • Lajme
  • Botë

    Vajzat afgane i përgjërohen ushtarëve amerikane t’i shpëtojnë

    Reporteri
    18 Gusht 2021 | 11:14

    Sytë e botës në këto momente janë në Afganistan, aty ku po përsëritet situata e 20 viteve më parë.


    Ardhja e talebanëve në pushtet ka bërë që mijëra qytetarë të braktisin strehat e tyre dhe të largohen nëpër vende të sigurta.

    Aeroporti i Kabulit, shihet si pika kryesore për të dalë nga vendi. Atje ndodhen aktualisht mijëra njerëz, që presin me dëshpërim radhën për t’u larguar.

    Disa kanë mundur të ikin, e të tjerë, qajnë me ngashërim pasi ndihen të pasigurt për të ardhmen. Në pamjet e publikuara nga Daily Mail, shihen disa vajza, teksa zgjasin duart përtej kangjellave të hekurta dhe i luten ushtarëve amerikanë për ndihmë.

    Ndërkohë, në sfond dëgjohen armët e përdorura nga talebanët, ndaj kujtdo që nuk i bindet urdhrave të tyre.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!