×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Manovra për t’i shpëtuar ekstradimit, ish-truproja i Saimir Tahirit mund të shpëtojë nga azili në Francë

    Reporteri
    18 Gusht 2021 | 13:44

    Të arrestuar por a do të mund të ekstradohen?


    Kjo është pyetja që ngrihet fill pas arrestimit të sotëm të dy ish-truprojave të Saimir Tahirit, në kohën kur ky i fundit drejtonte ministrinë e Brendshme.

    Gazetarja Klodiana Lala raporton se pas arrestimit, njëri prej tyre, Agustin Deda ka kërkuar azil politik në Francë me arsyetimin se është i sulmuar politikisht në Shqipëri.

    Kjo kërkesë i hap rrugë bllokimit të procedurave të ekstradimit, pasi në bazë të ligjeve ndërkombëtare, derisa të shqyrtohet kërkesa për azil ai do të qëndrojë nën masën e detyrimit për paraqitje dhe s’mund të lëvizë jashtë Francës.

    Ndërkohë që Hekuran Marku është arrestuar në Gjermani dhe ende nuk dihet nëse edhe ai ka kërkuar azil politik atje ose jo.

    Të dy, Deda e Marku janë arrestuar pas hetimeve të operacionit “Shpirti”, ku SPAK i akuzon si të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!