×
  • Lajme
  • Botë

    Ambasada e ShBA në Kabul: Nuk mund të sigurojmë kalim të sigurt në aeroport

    Reporteri
    18 Gusht 2021 | 22:40
    kthimi i talebaneve ne Afganistan - Reporteri

    Ambasada e SHBA ka njoftuar nëpërmjet një deklarate se nuk mund të sigurohet kalimi i sigurt i shtetasve afganë në aeroport.


    “Qeveria e SHBA nuk mund të sigurojë kalimin e sigurt në aeroportin ndërkombëtar Hamid Karzai”, shkruhet në deklaratë.

    Gjithashtu ambasada amerikane në Afganistan njofton se fluturimet e siguruara nga qeveria amerikane po nisen, duke dhënë udhëzimet e duhura për të interesuarit.

    “Fluturimet e siguruara nga qeveria amerikane po nisen. Qytetarët amerikanë, LPR -të, bashkëshortët dhe fëmijët e tyre të pamartuar (nën moshën 21 vjeç) duhet të marrin parasysh udhëtimin në Aeroportin Ndërkombëtar Hamid Karzai. Ju duhet të planifikoni të hyni në aeroport në Camp Sullivan. Nga Rrethi i Trafikut Jugor të Aeroportit HKIA, drejtohuni në lindje për 1 km dhe kthehuni djathtas në Kampin Sullivan. Ju lutemi vini re se portat mund të ndryshojnë shpesh dhe se ne do të ofrojmë përditësime sipas nevojës.”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!