Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj së bashku me ministrat e mbrojtjes së Ukrainës, Gjeorgjisë, Azerbejxhanit dhe Libisë, sot ishin të ftuar në drekë pune nga ministri i Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë, Hulusi Akar, i shoqëruar nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA Turke, gjeneral Yasar Guler.
Mehaj ka shkruar në Facebook se në këtë takim diskutuam për mjedisit e sigurisë globale si dhe kërcënimet dhe rreziqet që e cenojnë këtë mjedis, krahas mekanizmave për ruajtjen e paqes, sigurisë dhe stabilitetit të përgjithshëm.
“Gjithashtu, në këtë diskutim shumë konstruktiv, ndër të tjera , kërkova nga ministrat e Ukrainës, Gjeorgjisë dhe Azerbejxhanit që nga autoriteti i tyre të shprehin ndikimin e duhur në qeveritë dhe autoritetet politikëbërëse dhe vendimmarrëse të shteteve të tyre, në njohjen sa më të shpejtë të Republikës së Kosovës dhe vendosjen e marrëdhënieve ndërshtetërore në të gjitha fushat”, ka shkruar ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.