Disa pamje të shpërndara gjerësisht në rrjetet sociale shfaqin një vajzë që u lutet ushtarëve amerikanë që ta ndihmojnë të shpëtojë nga talebanët në aeroportin e Kabulit.
Megjithatë, BBC që shkroi për ngjarjen tha se nuk ka arritur ta verifikojë qartë se ku është filmuar video.
Skena kaotike në aeroportin e Kabulit ka pasë për disa ditë, ndërsa mijëra njerëz po përpiqen të largohen nga vendi pasi talebanët morën kontrollin e kryeqytetit.
Të hënën një numër njerëzish vdiqën dhe turmat e mëdha në pistë çuan në ndalimin e të gjitha fluturimeve për disa orë.
Por, turmat e mëdha të njerëzve në panik vazhdojnë të jenë në aeroport, shumë prej të cilëve kanë pak shanse për të ikur nga Afganistani.
Skena të rënda po shfaqen çdo ditë nga Afganistani, pas marrjes së pushtetit nga telbanët.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.