Në medie sot u raportua se KQZ nuk pranoi aplikimin e Përparim Ramës të LDK-së. Thuhet se arsyeja për këtë është se Rama ka aplikuar me letërnjoftim të UNMIK-ut.
Lidhur me këtë, Gazeta Infokus ka kontaktuar me kandidatin e për kryetar të Prishtinës, Daut Haradniaj nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Ai ka thënë gabimet mund të ndodhin dhe ka ende kohë për tu përmirësuar.
“Nuk jam i informuar zyrtarisht por ne kemi aplikuar te gjithë dhe në kemi një afat kohor brenda ligjit që verifikohet nga KQZ-ja, por përmirësohen gabimet. Edhe zotëri Rama ka një afat kohor që duhet për të riformuluar edhe një herë aplikacionin”, ka thënë Haradinaj.
Ndër të tjera Haradinaj ka thënë se Rama ka harruar që Kosova është bërë shtet.
“Përparim Rama ka harru që jemi bo shtet”, ka thënë Daut Haradinaj.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.