×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Edhe Berati bëhet gati të presë afganë

    Reporteri
    19 Gusht 2021 | 14:12

    Strehimi i afganëve në Shqipëri, bashkia e Beratit po përgatitet të presë refugjatë nga Afganistani.


    Pas Tiranës dhe Durrësit, Berati mund të jetë qyteti ku pritet të akomodohen refugjatët që do të mbërrijnë nga Afganistani.

    Nga një komunikim me bashkinë e Beratit mësohet se prej ditës së djeshme kanë nisur përgatitjet për strehimin e përkohshëm të emigrantëve afganë.

    Janë përgatitur ambiente për të pritur të paktën 200-300 afganë. Nuk dihet ende nëse në Berat do të shkojë grupi i parë që pritet të mbërrijë në Shqipëri prej 300 emigrantësh apo do të strehohen në Tiranë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!