×
  • Lajme
  • Lajme

    Prokuroria i jep vulë: Fotoja e Flora Brovinës, u nxor nga interneti

    Reporteri
    05 Qershor 2019 | 14:44

    Prokuroria Speciale ka përfunduar hetimet lidhur me fotografinë e publikuar nga deputetja e PDK-së, Flora Brovina.


    Ata thonë se fotografinë e kanë dërguar për ekspertizë në Agjencinë e Kosovës për Forenzikë, të cilët kanë konfirmuar se ajo foto nuk përmban ndonjë të dhënë për prejardhjen, mirëpo u konstatua se del e njëjta pas krahasimit me disa pamje në internet, shkruan Reporteri.net.

    “Bazuar në të dhënat nga ekspertiza dhe provat tjera të nxjerra gjatë hetimit, Prokuroria Speciale e Republikës e Kosovës ka konkluduar se ngjarja nga fotografia e paraqitur nga deputetja Brovina, është nxjerr nga interneti dhe nuk ka të bëjë me ndonjë rast të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë”, thonë Prokuroria.

    Sidoqoftë, edhe vetë Flora Brovina më pas e konfirmoi se mund të jetë mashtruar, duke pranuar se fotografia që e prezantoi  mund të jetë e rreme.

    Ndërkohë, Reporteri.net raportoi se fotografia e njëjtë ishte prezantuar nga Flora Brovina edhe para shtatë vitesh, në një takim ku flitej për gratë e dhunuara.

    Ndryshe, opinioni kosovar u trondit nga fotografia që publikoi Flora Brovina, por shpejt pësoi tronditjen e dytë pasi mediat zbuluan se ajo ishte marrë nga një film pornografik./Reporteri.net

    Njoftimi i plotë i Prokurorisë:

    Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), njofton opinionin publik se pas paraqitjes së fotografisë nga deputetja, Flora Brovina, është hapur hetimi bazuar në pohimin e saj se kjo fotografi dëshmon dhunimin e një gruaje nga ushtarët serbë gjatë luftës në Kosovë.

    Fotografia në fjalë është dërguar për ekspertizë në Agjencinë e Kosovës për Forenzikë, e cila ka konstatuar se fotografia e paraqitur nga deputetja, Flora Brovina, është e printuar në format A4 kolor dhe nuk ka asnjë të dhënë, e cila kishte mundësuar hulumtimin e origjinës së fotografisë dhe nuk ka asnjë shenjë nga është printuar.

    Kjo fotografi është krahasuar me një fotografi tjetër të siguruar nga interneti dhe u konstatua se në të dy fotografit është paraqitur ngjarja e njëjtë.

    Bazuar në të dhënat nga ekspertiza dhe provat tjera të nxjerra gjatë hetimit, Prokuroria Speciale e Republikës e Kosovës ka konkluduar se ngjarja nga fotografia e paraqitur nga deputetja Brovina, është nxjerr nga interneti dhe nuk ka të bëjë me ndonjë rast të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!