Prokuroria Themelore e Prizrenit në bashkëpunim me Doganën e Kosovës kanë arritur të sekuestrojë sasi të konsiderueshme të medikamenteve të kontrabanduara pa banderola, por edhe me banderola, të vendeve të rajonit.
Përmes raportit 48-orësh të Prokurorisë së Shtetit është bërë e ditur se Prokuroria Themelore në Prizren në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, kanë ndërmarrë një operacion kontrolli në disa barnatore në rajonin e Prizrenit, me dyshimin për medikamente të kontrabanduara dhe pa banderola.
“Gjatë kontrollit janë gjetur sasi të konsiderueshme të medikamenteve pa banderola dhe me banderola të vendeve të rajonit si Serbia, Maqedonia dhe Shqipëria. Me këtë rast, janë sekuestruar 688 pako me medikamente të llojeve të ndryshme”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, Prokuroria Themelore e Prizrenit për 48 orë ka ngritur 2 aktakuza kundër tre personave për këto vepra penale: “Rastet e posaçme të falsifikimit të dokumenteve” dhe “Mundësimi ose detyrimi në prostitucion” sipas KPRK-së
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.