Kur kanë kaluar vetëm 3 ditë nga zjarri që përfshiu “Sarajet” në Tiranë, qeveria ka shpronësuar këtë godinë historike të kryeqytetit.
Shpronësimi ishte paralajmëruar edhe nga autoritetet. Vlera totale paraprake e shpronësimit është 178 694 456 (njëqind e shtatëdhjetë e tetë milionë e gjashtëqind e nëntëdhjetë e katër mijë e katërqind e pesëdhjetë e gjashtë) lekë.
Agjencia Shtetërore për Shpronësimin shpall kërkesën për shpronësim, për interes publik, të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga projekti “Restaurimi dhe rijetësimi i “Sarajet e Libohovitëve”, Muzeu Etnografik i Tiranës”. Subjekti kërkues i këtij projekti është Bashkia Tiranë. Vlera totale paraprake e shpronësimit është 178 694 456 lekë.
Pas këtij njoftimi, pritet që Këshilli i Ministrave të kalojë aktin përfundimtar, ku pronarët do të marrin paratë, ndërsa godina do të kalojë në pronësi të shtetit.
Pak para mesnatës zjarri u shua nga shoqëria civile, ndërsa ende nuk ka një dakordësi mes pronarëve dhe bashkisë për çështjen e shpronësimit. Nuk dihet se cili do të jetë hapi i radhës i pronarëve pas këtij vendimi të bashkisë.