×
  • Lajme
  • Lajme

    Rasti i nxënëses në Drenas, Apeli liron nga ‘arresti shtëpiak’ avokatin që bëri denoncimin

    Reporteri
    05 Qershor 2019 | 14:59

    Gazmend Halilaj, avokati që e denoncoi rastin e abuzimit seksual me nxënësen nga Drenasi, sot është liruar nga arresti shtëpiak.


    Vet avokati Halilaj ka konfirmuar për Reporteri.net se atij Gjykata e Apelit ia ka hequr masën e arrestit shtëpiak.

    Kjo masë, atij i është ndryshuar me atë të paraqitjes në Polici.

    Gazmend Halilaj është avokati që në fillim të këtij viti kishte denoncuar rastin e abuzimit sistematik seksual ndaj nxënëses në Drenas, e që dyshohet të jetë kryetar nga profesori i saj, Shkelzen Xhekaj dhe më pas nga polici hetues Vesel Veseli.

    Para një muaji, profesori Shkëlzen Xhekaj dhe polici Vesel Veseli ishin liruar në arrest shtëpiak.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!