×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Skandal në Vlorë! 50-vjeçari kryen marrëdhënie me vajzën e hallës, e filmon dhe e kërcënon me pamjet

    Reporteri
    20 Gusht 2021 | 16:13

    Një ngjarje aspak e zakontë ka ndodhur në Vlorë. Një 50-vjeçar ka qenë në një lidhje emocionale dhe intime me kushërirën e tij, megjithëse të dy të martuar.


    Kushëriri ka filmuar momentin kur kanë kryer marrëdhënie intime dhe e ka kërcënuar vajzën e hallës se nëse nuk i jep para, videon do t’ja tregojë bashkëshortit të saj.

    E frikësuar nga kjo situatë e pazakontë që po ndodhte mes dy kushërinjve, herë pas herë gruaja i ka dhënë 50-vjeçarit 100 mijë lekë të vjetra, 50 euro dhe 70 mijë lekë të vjetra.

    Denoncimin për këtë ngjarje e ka bërë vetë gruaja në policinë e Vlorës.

    Për këtë situatë është vënë në dijeni policia dhe prokuroria e Vlorës dhe aktualisht ndaj 50-vjeçarit është vendosur nga gjykata e Vlorës masa e sigurisë “arrest në burg” për akuzën e “Shtrëngimit me anë të kanosjes dhe shantazhit me qëllim marjen e pasurisë”./albeu.com

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!