Covid-19 la shqiptarët pa shkuar në spital. Teksa gjatë vitit të shkuar aktiviteti i kujdesit shëndetësor u përqendrua në trajtimin e personave të infektuar me koronavirus, numri i vizitave në spitale dhe sidomos ndërhyrjet kirurgjikale dhe numri i personave të shtuar, shënuan rënie të ndjeshme.
Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, vizitat u reduktuan me 3,9 për qind, ndërhyrjet kirurgjikale me 27 për qind dhe numri i të shtruarve në spitale me 29 për qind.
Mjekët kanë paralajmëruar se pasojat në neglizhimin e sëmundjeve të tjera do të ndihen në të ardhmen, në atë që në gjithë botën po quhet si vala e “fshehtë” e Covid.
Sipas të dhënave të INSTAT, gjatë vitit pandemik u ul 9,5 për qind dhe numri i vizitave në konsultorin e fëmijëve, ndërsa numri i vizitave në konsultorin e gruas u rrit me 3 për qind.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.